Mbrëmjen e djeshme ministrja e re e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije për datën e nisjes së vitit akademik.

Sipas ministres Kushi, viti i ri akademik 2020-2021 për universitetet do të nisë më 2 Nëntor.

Urdhri është firmosur mbrëmjen e djeshme nga vetë ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi.

“Urdhëroj:

1. Viti akademik 2020 – 2021 në institucionet e arsimit të lartë fillon më datë 2 nëntor 2020.

2. Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

3. Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimor, si dhe institucionet e arsimit të lartë”.

/Lexotani.com/

Ardit Kuqa Kulturë, Lajme, Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *