LexoTani është një platformë online e ideuar nga z. Ardit Kuqa, me qëllimin e prodhimit të informacioneve të vërteta dhe të bazuara krejtësisht në fakte racionale. Kjo platformë do të jetë alternativa kryesore e lexuesit shqiptar për tu larguar nga “fake news apo commercial news” dhe për tu përfshirë në botën e një informacioni që i shërben edukimit personal të lexuesit.

Qëllimi kryesor i kësaj platforme është ta frymëzojë lexuesin dhe ti mundësojë bagazhin e duhur informativ në mënyrë që ai të lexojë realitetin e vendit apo shoqërisë ku jeton dhe të reagojë duke e përkther informacionin në veprime pozitive në të mirë të vetes dhe shoqërisë.

Sllogani i LexoTani është “eduko veten, ndrysho botën”. Nëpërmjet kësaj z.Ardit Kuqa dëshiron ti trasmetojë lexuesit se së pari fokusi duhet të jetë edukimi dhe përmirësimi i vetes dhe më pas aplikimi i dijeve teorike në veprime pozitive praktike.

Fokusi i LexoTani do të bazohet në fusha të ndryshme si; News, Shkencë, Teknologji, Biznes, Politike, Histori, Kulture, Kuriozitete dhe How To?

z.Ardit Kuqa