Arsimi i lartë/ Kushi publikon datën, kur do të fillojë viti i ri akademik?

Mbrëmjen e djeshme ministrja e re e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije për datën e nisjes së vitit akademik. Sipas ministres Kushi, viti i ri akademik 2020-2021 për universitetet do të nisë më 2 Nëntor. Urdhri është firmosur mbrëmjen e djeshme nga vetë ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi. “Urdhëroj: 1. Viti akademik 2020 – 2021 në institucionet…

Read more

“As në qiell, as në tokë”- nga poeti më i talentuar Ersid Karaj

“As në qiell, as në tokë”  Ka zemra që qajnë dhe sy që qeshin, Ka shpirtra që vuajnë dhe ndjenja që heshtin. Ka organe që rënkojnë dhe qeliza që vdesin, Ka njerëz që dashurojnë dhe dëshira që mbesin. Ka fytyra që digjen dhe këmbë që s’ecin. Ka zemra që shiten dhe zhgënjimin e tresin Ka ëndrra që flasin dhe gjurmë që flenë. Ka histori të trishta dhe ligështira që rrëfejnë. Ka mëngjese të zbehta dhe trishtime që flasin. Ka mbrëmje që na frikësojnë dhe njeriun e vrasin. Ka male që vuajnë në rënkime e shqetësime Ka shtigje dhe fusha që të ndjekin në shtegtime…  “Ëndërr për Ty” Nëpër lugina mbete tashmë ti e dashur; Mes flokëve të gjelbërta e shtrirë diku atje tutje, Ku kalojnë çobenjtë me bagëtinë e hapur, Ja, që prej atje dukesh ti, duke më bërë lutje. Në atë lëndinë gërryese të lulëzuar ti ke ardhur; Mes trëndafilave zvarritesh që çelin diku atje tutje, Ku zbardhojnë gjelbërimin me këmbët e zbathura, Ja, që prej atje po m’a dërgon mua një puthje. Në atë fushë të shkundur prej dushqeve vuan e dashur; Mes shtigjeve magjike lundruese atje tej, Ku ngrysen netët tona me frymën e heshtur, Ja, që prej atje tutje vazhdoj akoma të të ndjej…  “Do të vdes një ditë” Do të vdes një ditë, Si shumë ditë të tjera që kam vuajtur, Do të vdes një ditë, Ku do më mbuloj një gjumë i thellë e i humbur, Do të vdes një ditë, Ku do harrohen gjurmët e mia, Do të vdes një ditë, Si shumë ditë dhe net që kalova të këqija Do të vdes një ditë, Ku mbrapa do të lë plagët që më dhimbnin Do të vdes një ditë, Duke mos patur sytë që lodheshin e flinin. Do të vdes një ditë, Ku do të lë poezitë që bashkë me to jetova dikur Do të vdes një ditë, Ku do të harrohem në atë errësirë si një pëlhurë.  “Dita dhe nata” Dita dhe nata, Po më duken si dy muaj, Se di ç’bëjmë unë dhe flaka. Digjemi apo më shumë vuajmë. Japim jetë dhe nuk jetojmë, Japim shpresë apo atë e harrojmë, Japim dashurinë apo e shesim. Apo japim paqe dhe më pas vdesim. Japim dije apo nuk flasim, Japim respekt apo e humbasim, Jemi të lumtur apo bëjmë sikur jemi. Apo digjemi së bashku dhe nuk rrëfehemi…  “Ti më sfidon mua” Kjo vjeshtë e artë pa ty është e verbër, Sjell një pikëllim si nga një botë tjetër. Nga malli më vjen papritur fjala “të dua”, Nuk e di e dashur, por…”ti më sfidon mua” ! Duart e tua pasqyra e shpirtit tim, Sjell një etje dhe më pas një pikëllim. Nga etja më vjen gjithmonë fjala “te dua”, Zemër… vërtetë,”ti më sfidon mua” ! Sytë e tu lexojnë, mendimet e fshehta, Sjellin një ulërimë dhe më pas vjen heshtja. Nga malli më vjen papritur fjala “të dua”, E dashur… vërtetë, “ti më sfidon mua” !  “Kur në mëngjes pranë mos më kesh.” Ti do trishtohesh atëherë, Kur në mëngjes pranë mos më kesh. Unë do vij tek ti si çdo pranverë, Kur ti të kërkosh me mua të jesh! Çdo ditë, kur në mëngjes ende mos jesh zgjuar, Do vij ngadalë të t’i shoh sytë e bukur. Ti do tretesh nga malli për t’u ledhatuar, Se kur të zgjohesh s’do jem unë, por një flutur ! E prapë unë për ty do jem i paprekshëm, Kur në mbrëmje me mua do biesh të flesh. Ti do zgjohesh e unë do qëndrojë i përjetshëm “Kur në mëngjes pranë mos më kesh.”  “Shi në qelq” Shiu po rrëshqet në dritaren e qelqtë, E unë këtu brenda rri shpreh një dëshirë, I vrarë, i qeshur në pikat e zbehtë, Më fluturojnë mendimet mbi lagështirë Të tretur, të etur më bëri ky shiu, Por unë në mendime të kam veç ty, I rraskapitur, i vrenjtur ky zagushiu, E përsëri s’na la të malloheshim të dy.  I turbullt i zymtë ishte sot ylberi, Të mërzitur ishin dhe ngjyrat e tij, Tani më duhet të pres të nesërmen e një dielli. Ku të gjallërohemi në imazhin e tij në vetmi  “Pogradeci” Në mes liqenit të Pogradecit, U shfaqën disa dallgë të zymtuara, Dhe disa pulëbardha të etura. Fluturonin mes tij si të dashuruara. Në dritat e para që u ndezën, Njerëzit përreth veç shëtisnin, Dhe në mallin tim të tretur. Si të zhgënjyer përshpërisnin. Kujtime të veçanta ka rreth liqenit, Ndër ta dhe njerëzit që fort punojnë, Dhe në magjinë time të poezisë. “Llazar Gushon më kujtojnë”.  “Ndryshe” “Nuk jam rritur si gjithë të tjerët unë” As me lodra e as me baba pranë. Çdo natë atë e kërkoja më shumë, Por mungesa e tij në kraharor m’kish lënë mall. “Nuk jam rritur si gjithë të tjerët unë”, As me çokollata e dëshira të paarrira. Nuk kërkoja asnjë gjë më shumë, Përveçse babanë në ato ditë të vështira. “Nuk jam rritur si gjithë të tjerët unë”, As të luaja si fëmijët e tjerë, Nuk kërkoja asnjë gjë më shumë, Përveçse ta shikoja atë, njëherë…  Ersid Karaj është një ndër poetët e rrallë në moshën 18 vjeçare. Ai është prej qytetit të Elbasanit dhe këtë vit është…

Read more

Kulturë/ Një këndvështrim shkencor mbi përfitimet shëndetësore të Agjërimit.

Nga Arbi Tarja dhe Fjoralb Pashollari.Myslimanët anekënd botës kryejnë një herë në vit agjërimin, periudha e të cilit ndryshon sipas vitit. Në vitin 2020 në të cilin ndodhemi, agjërimi filloi më 24 Prill. Myslimanët nuk e mbajnë agjërimin me qëllim rënien në peshë apo për përfitime shëndetesore, por sepse agjerimi është shtylla e tretë e…

Read more