Çfarë e shkakton varësinë? E thjeshtë. Ja çfarë ndodh. Në qoftë se përdor lëndë narkotike për 20 ditë, ditën e 21-të trupi yt do ta kërkojë me ngulm atë. Kjo ndodh për shkak të disbalancës së neurotransmetuesve që ndodhen në trupin tonë. Por ka një kleçkë. Gjithçka që dimë për varësinë nga këto lëndë është e gabuar, dhe kjo vërtetohet nga studime të ndryshme.
Le të marrim një shembull; në qoftë se një person pëson thyerje të këmbës ai do të shkonte në spital dhe mjekët do ti injektonin “diamorfinë“ për ti qetësuar dhimbjet për disa ditë apo dhe muaj. Diamorfina është një lloj droge shumë e fortë dhe nuk është e holluar dhe as e përdorur për qëllime tregtuese.

Në bazë të këtij shembulli lind pyetja se si ndodh, që kur i njëjti person del nga spitali, ai nuk ka nevojë për doza heroine si pasojë e varësisë? Si është e mundur që ai nuk ka formuar varësi ?

Këtë shembull do ta shpjegojmë duke marrë në konsideratë eksperimentin e miut të realizuar nga profesori dhe psikologu Brus K. Aleksandër në vitet 1978-1981 mbi varësinë nga droga/heroina. Sipas profesor Aleksandër nëse marrim një mi dhe e fusim në kafaz me 2 burime uji të ndryshme, njeri prej të cilëve përmban drogë apo heroinë të përzierë në të do të vëmë re se çdo herë që miu do dëshirojë ujë, ai shkon edhe shuan etjen nga uji me heroinë derisa vdes nga mbidozimi.
Nga ana tjetër poresor Aleksandër Brus vuri re diçka rreth këij eksperimenti i cili e shokoi. Në momentin që ai kishte kryer eksperimentin miu ishte i vetëm në kafaz por çdo të ndodhte nëse miun do ta fusnim në një “Park Minjsh”? Në këtë vënd minjtë do të angazhoheshin së bashku dhe do të ishte si parajsë për ta, duke u shoqëruar, luajtur, dhe angazhuar me njëri-tjetrin. Pasi profesor Aleksandër testoi këtë formë eksperimentimi, vuri re që kjo formë integruese bëri të mundur që minjtë të mos pinin aspak nga uji i përzierë me me drogë/heroinë.
Por, ky eksperiment nuk ishte provuar vetëm tek minjtë. Gjatë luftës së Vietnamit 20% e ushtarëve amerikanë në Vietnam përdornin drogë/heroinë. Ajo që ishte akoma më interesante ishte përfundimi i luftës ku në mënyrë të habitshme rezultoi se 95% e ushtarëve të kthyer, u rikthyen në gjendje normale pa pasur nevojë për rehabilitim si pasojë e përdorimit të këtyre lëndëve.

Sipas teoristëve klasikë këto shembuj nuk kanë kutim por sipas profesor Aleksandër po. Sipas arsyetimit të tij; “nëse futesh në një xhungël të tmerrshme, në një vend të huaj dhe je i detyruar të vrasësh ose të vritesh në çdo moment, të marrësh drogëra është mënyrë e mirë për të shtyrë kohën apo harruar situatat e së kaluarës”.

Në bazë të këtyre argumenteve dhe eksperimenteve, profesor Aleksandër doli në konkluzionin se nëse një person rrethohet nga familja dhe miqtë e tij, ai nuk do të ketë varësi. Ashtu si shembulli i miut në një ambient të socializura. Pra nuk janë lëndët narkotie të cilat formojnë rrethin e vartësisë por ambienti dhe mënyra e shoqërimit.
Duke u mbështetur në këtë prizëm, kuptojmë se njerëzit kanë një natyrë sociale e cila kërkon të lidhet dhe të komunikojë me ata përreth tyre.
Nëse vëmë re në vetvete vartësi të tilla si duhani, alkoli, lëndët narkotike, harxhimi i kohës në median sociale, lojra video, pornografi, kumari etj… sugjerohet nga mjekë dhe studiues të ndryshëm që njeriu të fillojë të socializohet dhe të bëjë diçka që e bën të lumtur.
Prandaj, rruga për t’iu shmangur ambienteve të papërshtatshme apo njerëzve të tillë është të frkuentojmë njerëz dhe ambjente të mira.
Varësia është vetëm një simptomë e krizës së shkëputjes që ndodh rreth nesh dhe duke parë studimet është shqetësuese të shohësh se numri i miqve që një person ka rreth tij është zvogëluar që prej viteve 1950. Prandaj, është jetësore që ne të ndërtojmë një shoqëri që duket si Parku dhe jo si Kafazi i minjve në mënyrë që të rregullojmë sjelljet tona.

Arbi Tarja së shpejti diplomohet në mastër shkencor për Stomatologji. Ai është i angazhuar aktivisht në konferenca të ndryshme dhe në edukimin e rinisë rreth tematikave vitale si pastertia dhe higjena orale. Fokusi i tij shkencor i studimit është mbi temën “Çrregullimet në Artikulacionin Temporo Mandibular tek protezë-mbajtësit mbi 10 vjet”.
Kontakto: arbitarja96@gmail.com

Ardit Kuqa Psikologji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *