1. Tabela e vizionit. – Të pasurit një listë me objektiva të cilat dëshiron ti përmbushësh për një peiudhë të caktuar.

 P.sh Dua të mësoj Anglisht brenda vitit të ardhshëm.

 Dua të hap biznesin tim brenda 3 vitesh.

 Dua të kem punimin më të mirë të diplomës.

 Dua të bëhem ekspert në një fushë të caktuar.

– Etj..

2. Zhvillimi i aftësive tuaja – Në secilën fushë ku jeni mund të përmirësoni aftësitë tuaja. P.sh një shef në kuzhinë mund të zhvillojë aftësitë prezantuese.

– Zhvillimi i aftësive komunikuese.

– Zhvillimi i aftësive shitëse.

– Zhvillimi i aftësive menaxhuese.

– Etj…

3. Dalja nga zona e rehatisë – Të pasurit guxim për të provuar gjëra të reja.

– P.sh Vizita e një shteti të ri duke shkuar atje.

– Njohja e njërzve të rinj.

– Fillimi i projekteve personale.

– Ndryshimi i vendit të punës nëse nuk na kënaq apo kërkesa për rritje rroge.

– Etj…

4. Planifikimi – Bërja e planve se si ti do ti arrish ato që do të arrish.

-P.sh 

Objektivi : Hapja e Biznesit brenda 3 vitesh.

Planet (mënyra) : Leximi i librave rreth sipërmarrjes, ndjekja e një kursi online, konsltimi me biznesmenë me përvojë, hedhja e idesë në letër dhe vendosja në praktikë.

5. Këmbëngulja – Të qënit i qëndrueshëm dhe respektues i programit të cilit i vendos vetes për të arritur objektivat.

– P.sh

Objektivi : Të pasurit një trup muskuloz.

Programi : Të shkuarit minimumi 3 herë në javë në palestër apo të bërit stërvitje në kushte shtëpie.

6. Ndryshimi i rutinës – Të bërit gjërat ndryshe në mënyrë që truri të jetë akoma më aktiv.

– P.sh ndyshimi i orarev të fjetjes, për të fjetur më herët.

– Pas zgjimit, të thënit mirmëngjes njerezve që ju rrethojnë përpara se të futemi në Facebook, instagram apo online në përgjithësi.

– të treguarit kujdes ndaj ushqimit dhe jo të ushqehesh pa ekuilibër

7. Pushimi – periudha e nevojshme për ti kushtuar kohë vetes.

– P.sh periudha e drekës (sidomos në sezonin e verës) është e lodhshme dhe më mirë të pushosh për pak. Periudha më produktive është në mëngjes dhe mbrëmje.

– Nevoja që pas një pune vjetore, këshillohet të shkosh me pushime.

8. Të marrit mësim – përfitimi nga eksperienca e dikujt tjetër, njohja e sukseseve dhe dështimeve të dikujt tjeter.

-P.sh përpara se të zgjedhësh një makinë, një laptop, një degë studimi, të shkosh të jetosh në një vend të ri apo të hapësh një biznes është e rëndësishme të këshillohesh me persona të cilët e kanë bërë apo pasur më parë atë që ti do të bësh apo arrish.

9. Fokusimi – të qënit i përqëndruar tek gjërat kryesore në jetë.

-P.sh Ti kushtosh kohën e duhur familjes, rritjes tënde profesionale, projekteve, shoqërisë, ndihmës ndaj të tjerëve, besimit etj…

10. Shijimi i arritjeve – të marrësh kënaqësi dhe të jesh krenar/e e falenderues për çdo gjë që ke arritur.

– P.sh të falenderosh Zotin që e bere familjen krenare, që mbylle studimet me sukses, që fillove një punë, projekt, biznes etj..

Nga Ardit Kuqa

Ardit Kuqa How to ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *